Tiranë, hidhnin në treg para të falsifikuara, prangosen dy 21-vjeçarët nga Kruja

Përmes një operacioni të koduar si “Konvertimi” policia ka prangosur 2 persona për hedhje në treg të kartmonedhave false.

Sipas policisë, dy shtetasit A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë, këto para i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara,  dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë." - njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.