Nga Morina deri në plazhe, Shqipëri-Kosovë nisin patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik
Duke nisur nga dita e enjte policia e Kosovës dhe policia rrugore e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta në rrugët kryesore të veriut. Zyrtarë nga të dyja vendet thanë se qëllimi i këtij memorandumi nuk është vendosja e gjobave, por siguria në rrugët shqiptare që vijojnë të marrin jetë njerëzish.
Bregdeti shqiptar mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës.Fluksi i lëvizjes disafishohet gjatë sezonit veror.
Ndaj, nga kjo e enjte pas një ndërprerje një vjeçare për shkak të pandemisë, policët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë u rikthyen bashkë për të patrulluar në rrugë nga pika kufitare e Morinës deri në plazhe.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se kanë caktuar katër zyrtarë policorë me dy automjete patrulluese që do të jenë në rrugët e Shqipërisë.
Invalidët nuk marrin paratë dhe pse kanë fituar gjyqin
1 Korrik, 15:14
Ai tha se qëllimi nuk është marrja e masave penalizuese, por ndihmesa qytetarët.
"Bashkarisht të punojmë në aktivitete parandaluese. I vetmi qëllim është që të ofrojmë siguri dhe të ndihmojmë qytetarët e dy shteteve," tha ai.
Gjithsesi, ai shtoi se nuk do të tolerohen shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Rexhepi tha se ky është viti i 12-të i patrullimit të përbashkët dhe një gjë e tillë tha se ka dhënë rezultate pozitive në parandalimin e aksidenteve.
"Do të jetë një punë e madhe nga qarkullimi rrugor dhe me ndihmën e bashkëpunimin e policisë kosovare."
Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Edmond Targaj, tha se patrullat që do të vijnë nga Policia e Kosovës do të mbulojnë aksin rrugor që nga Morina deri në Velipojë.
Në vendin tonë muajt e fundit janë shënuar balance tragjike të viktimave në aksidente rrugore, ku më i rëndë mbetet ai në rrugën Fier-Vlorë ku 4 anëtarët e familjes Gushi mbetën të vdekur.

