Arrestohet efektivi i komisariatit 2, në makinë me një të burgosur dhe një në hetim droge

Një  efektiv policie i komisariatit nr 2  u arrestua pasi po lëvizte me makinë, brenda së cilës ishin dy persona  një në hetim për trafik droge dhe tjetri nen masen e sigurise 'arrest shtepie".

Sipas njoftimit për shtyp të SPAK mësohet se efektivi i arrestuar quhet Eleftherios Sullaj.

Në pranga ranë dhe Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike  dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Mikel Zhegu dyshohet për kryerjen e veprës penale  të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i K. Penal, ndërsa Eris Tafa është person me masë sigurimi personal "Arrest në Shtëpi" sipas vendimit nr.2046, datë 13.12.2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndalimi i automjetit të efektivit u bë në kryqëzimin e Rugës së "Kosovarëve", Tiranë, në orët e para të mëngjesit, sot,1 korrik.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike transparente, e cila kishte material, i cili dyshohet të jetë lëndë narkotike kokainë.