Për një bateri, si u bënë 'përshesh' tre automjete në Turizëm-Çukë, e pëson dhe një slloven
Por, gjithçka doli jashtë kontrolli kur frenat e mjetit te tij nuk mbajtën dhe për pasojë përplasi tre makina të tjera në aksin Turizëm – Çukë.
Fillimisht makina i ra mjetit që drejtohej nga një turist slloven, dhe më pas me dy te tjerave.
Nga aksidenti u lëndua vetëm shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Turisti Slloven i cili kishte vetëm pak orë që kishte zgjedhur vendin tonë për të pushuar shpjegoi për Ora News, edhe momentin e aksidentit.
"Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshe siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s'i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër.
Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbagët e makinës," tregoi ai.
Muajt e parë të vitit ishin me pasoja tragjike nga aksidentet rrugore, te cilat pësuan rritje gjatë verës me shtimin e qarkullimit te pushuesve.


