Rezultatet e shkollave 9-vjeçare, nxënësit tërheqin dëftesat, ekselentët "shpërblehen" nga prindërit

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare po tërheqin deftesat e vitit mësimor, ndërsa shumica prej tyre janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura. Megjithatë disa prej tyre shprehen se pandemia ka dhënë efekte në procesin e mësimdhënies dhe në rezultatet që kanë arritur. Drejtoria Arsimore thotë se pasqyra e rezultateve të nxënësve po përpunohet, për të patur më pas një raport krahasimor me një vit më parë.

Pas një viti të vështirë me mësim të kombinuar për shkak të pandemisë, nxënësit po tërheqin defesat në prag të pushimeve të verës.

"Do shkoj në Itali ose Sarandë."

"Sarandë."

"Do të shkoj te nëna, do të mësoj dhe atje që të bëhem gati për klasën e pestë."

Të vegjëlit janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura, pasi krahas punës me mësuesit kanë patur mbështetjen e prindërve.

"Mbaruam klasën e parë dhe dolëm mirë të dyja."

"Mbarova klasën e pestë me të tëra 10."

"Mora dëftesën e mbesës dhe jam shumë e kënaqur, ka dalë me fletë lavdërimi."

E për fëmijët me rezultate të shkëlqyera, prindërit kanë menduar disa forma shpërblimi.

"I kemi premtuar një telefon."

"Një makinë elektrike."

Megjithatë ka dhe nxënës që shprehen se pandemia ka dhënë efektet e saj në rezultate.

"Do isha më mirë nëse do të isha prezent në shkollë."

Burime nga Drejtoria Arsimore thonë se rezultatet e nxënësve po përpunohen, për të patur më pas një raport krahasuar me një vit më parë.