Zbulohet skema e mashtrimit kompjuterit pas emailit të "Trashëgimisë" një vajzë 30 vjeçe në Tiranë "ndërlidhësja"
Ju ka ndodhur tju vijnë në postën tuaj elektronike apo mesazhe në rrjetet sociale ose në letër që ju informon se dikush ju ka lënë testament një shumë të madhe parash dhe një person i cili prezanton veten si avokat mund tju ndihmojë të tërheqin këtë shumë.
Policia e shtetit ka zbuluar skemën si ky grup mashtruesish arrinin që të merrnin paratë atyre që binin pre e këtij “Mashtrimi i trashëgimisë”.
Një 30 vjeçare me banim në Tiranë dhe tre shtetas të huaj janë pjesë e kësaj skeme kriminale. Njësia për Hetimi e Krimeve Kibernetike informon se ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasen V. LL, 30 vjeçe dhe ka lëshuar urdhri e ndalimit për këtë shtetase, për veprën penale“Mashtrim kompjuterik”.
Ndërsa vijon puna në bashkëpunim me parterët, për identifikimin e plotë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale edhe të 3 shtetasve të huaj, të cilët janë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale.
Vetë Kryekomisar Dr.Hergis Jica, Shefi i Njësisë së Hetimit Kibernetik doli në një deklaratë për të njoftuar rezulatet e këtij hetimi.
Si bëhej mashtrimi?
Sipas hetimeve 30 vjeçarja me banim në Tiranë kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.
“Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas. Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas” informoi Jica.
Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga ana e policisë.
“Po ashtu ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve “ tha më tej Jica.
Operacioni “Trashëgimia” u ndërmor nga njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Hetimet nisën pas kallëzimit të marrë nga një bankë e nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”
