Pas protestës, kryebashkiakja e Durrësit prezanton projektin 3D: Ja si do jetë tregu i ri Agroushqimor

Pas protestës, kryebashkiakja e Durrësit prezanton projektin 3D: Ja si

Pas protestës së tregtarëve të fruta-perimeve në Durrës kundër vendimit të Bashkisë, e cila u kërkon zhvendosjen në një ambient tjetër pas datës 5 korrik, kryebashkiakja Emirjana Sako doli në një konferencë për shtyp ku prezantoi projektin e tregut të ri agroushqimor që pritet të ndërtohet aty.

Sako deklaroi se do të ndertohet një treg modern me kanalizime dhe seksione hidrosanitare.

Nga 4 muaj që është projekti, Kryebashkiakja tha se do të përpiqen që ta realizojnë në 3 muaj.

Nga ana tjetër shitësit kërkuan që Bashkia të shtyjnë vendimin të paktën deri në shtator, ndërsa hedhin akuza për se pas vendimit fshihen interesa korruptive.