Fshati i harruar në Maliq, pa ujë, drita dhe rrugë

Pushteti vendor është inekzistent në shumë fshatra, ku prej vitesh nuk investohet.

I harruar dhe pa asnjë zgjidhje mbetet zona e Plasës në Maliq.

Rreth 2000 banorë, vuajnë një sërë problematiksh që nga uji i pijshëm e deri tek amortizimi i rrjetit elektrik.

"Problematika kryesore është uji i pijshëm."

"88 vjeç bëra, as ujë, asgjë."

Nuk kanë as ujë për vaditje e as rrugë për të nxjerrë prodhimet në treg.

"Nuk ka ujë për vaditje, rrugët pa asfalt."

"Nuk ka ujë fare."

Paguajnë taksat në mënyrë të rregullt, por shërbime nuk marrin.

Vizitohen nga përfaqësues të institucioneve përgjegjëse vetëm në periudha fushatash nga të cilët marrin premtime dhe asgjë nuk ndryshon.

"Shqiptarët nuk i harrojnë premtimet."

"Nuk na vjen keq që paguajmë por duhet të na kthehen në investime."

Apeli i vetëm banorëve të fshatit Plasë është plotësimi i kushteve minimale të jetesës.