Kim “bekon” 28 anëtarët e BKH, Ambasadorja amerikane 30 min në zyrat e SPAK

Ambasadorja SHBA,Yuri Kim, takon 28 anëtarët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimi, të cilët do të nisin punën në fillim të muajit gusht. Kim u ka dhënë mbështetje hetuesve të rinj, të cilët do të jenë oficerët e policisë gjyqësore.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ishte pranishme në SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnajn.

Vizita e Yuri Kim lidhet me prezantimin e 28 agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur  me mbështetjen e SHBA, të cilët janë ende në fazën e trajnimit 4 mujor, i cili u përfundon në javën e parë të muajit gusht kur dhe do të marrin emërimin.

Mësohet se Ambasadorja ka shprehur mbeshtjeje për hetuesit e rinj të cilëve u ka thëne se ka besim se do ta kryjenë me përpikmëri detyrën.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se puna e hetuesve të BKH-së është e vështirë, por thekson me bindje se ata do të kenë sukses.

Ambasadorja garanton mbështetjen e SHBA ndaj tyre në luftën lundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

28 hetuesit e parë të BKH-së u përzgjodhën në një proces të gjatë, duke kaluar nëpër disa faza, përfshirë edhe testin e poligrafit, i cili edhe bëri përzgjedhjen përfundimtare.

Ndërsa më pas iu nënshtruan trajnimit për "Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”, trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA) si dhe trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).