Nga Kuçova në Vlorë, banorët e Lumasit bëjnë 120 km rrugë për të mbrojtur ujin e Sinecit
Mbi 120 kilometra udhëtuan banorët e Lumasit në Kuçovë për të marrë pjesë në seancën ku Gjykata Administrative e Vlorës nisi shqyrtimin e padisë kundër Ujësjellësit me ujin e burimit të Sinecit.Thonë se mbrojtja e ujit për ta është betejë për jetën, ndaj presin që gjykata të prishë planet e Bashkisë së Kuçovës për ta futur ujin në tuba. Por togat e zeza, vendimin do ta marrin më 14 korrik, pasi të konsultohen me pleqësinë e 7 fshatrave dhe ekspertët mjedisore.
Nga Lumasi në Kuçovë, udhëtuan mbi 120 kilometra deri në Vlorë, pasi mbrotjen e ujit të burimit të Sinecit e cilësojnë betejë për jetën.
Një përfaqësi e fshatit i zunë derën Gjykatës Administrative të Vlorës që nisi shqyrtimin e padisë kundër një projekti të Bashkisë Kuçovë për ndërtimin e një Ujësjellësi që sipas tyre u merr ujin, si të vetmen pasuri të përbashkët që kanë.
Veç bujqësisë, thonë se futja e ujit në tuba, dëmton ekosistemin dhe të ardhmen turistike të zonës së mbrojtur.
Gjykata Administrative e Vlorës ka pranuar padinë kundër kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, por në seancën e parë nuk doli në një përfundim për pezullimin e kërkuar të punimeve.
Vendimin Gjykata do ta marrë pas konsultimeve me kryepleqtë e zonës dhe ekspertët mjedisore më 14 korrik.
Qendresa e banorëve të Lumasit kundër Ujësjellësit me ujin e burimit të Sinecit që tashmë ka nisur vijon prej disa muajsh, ndërsa protestat kundër projektit të Bashkisë Kuçovë janë shoqëruar me përplasje të forta me Policinë e Shtetit.

