Zaptuan plazhin, procedohen penalisht 8 administratorë subjektesh në Vlorë e Sarandë

Në vijim të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë", gjatë ditës së djeshme në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës janë liruar 8 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. 

Policia ka proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh, për veprën penale "Pushtimi i tokës".

"Gjatë verifikimeve  dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra" njoftoi policia.


  

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe  F. K., për veprën penale "Pushtimi i tokës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.