Me flamurin e Gjermanisë / Shef Titi sjell tortën e shansit në studio, Sulçe refuzon të hajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 20:29
Në emisionin “Sport Magazinë” pak para se të fillonte ndeshja mes Gjermanisë dhe Anglisë, shefi i kuzhinës së Ora News, Astrit Sejdini, ka sjellë tortën me flamurin e Gjermanisë.
Në mbyllje të emisionit, shefi e ka sjellë tortën për t’i uruar fitoren Gjermanisë.
Por teksa të gjithë po uronin për fitoren e kësaj të fundit, moderator Altin Sulçe ka mbetur I ‘shtangur’ dhe ka refuzuar të haj tortën, pasi është tifoz i zjarrtë i Anglisë.
Në një moment dëgjohet duke thënë shumë urime për Anglinë.

