‘Euro 2020’/ Koduzi: Anglia e përgatitur shumë psikologjikisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 23:05
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, doktori Gazmend Koduzi, është shprehur se elementi psikologjik është shumë i rëndësishëm në një lojë futbolli.
Ai tha se Anglinë e sheh shumë të përgatitur nga ana psikologjike në fushë.
Lam pa përmendur elementin më të rëndësishëm, që ka ekipi në futboll. Unë e shikoj ekipi anglez të përgatitur fortë nga ana psikologjike, ka dhe karakter. Elementi psikologjik është shumë i rëndësishëm. Edhe mbrëmjen e djeshme Zvicra për nga ana psikologjike ishte më lartë se Franca.
