Ndeshja Gjermani- Angli/ Manaj bën parashikimin: Ja kush do të fitojë sot

Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Arben Manaj, ka dhënë parashikimin paraprak se kush do të fitojë në ndeshjen e sotme, ku do të luajë Anglia përballë Gjermanisë.

Sipas tij, Anglia do të shënojë dy gola ndërsa Gjermania një, teksa shton e ndeshja e sotme do të jetë ndryshe nga të tjerat.

“Si tifozë i anglezëve them se 2-1. Unë thjesht shpresoj mos shkojmë në penallti dhe pastaj fillon ai makthi ynë i Gjermanisë. Dihet se ata kanë 83 % më shumë efikasitet për penallti dhe ne jemi 76.

Besoj se vetëm unë edhe ti jemi tifozë për Anglinë aty. Kam përshtypjen se anglezët do të luajnë me 3-4- 3, pasi mendojnë që të jenë pak më shumë aktiv. Sot do të jetë një ndeshje ndryshe nga ndeshjet e tjera. Nuk kanë çfarë humbin. Kushdo që të fitojë sot është më se e sigurt se do të shkojë drejt rrugës së finales. “