Joachim Low: Zhgënjim i madh, duhet të shfrytëzosh çdo rast në këto sfida

Humbja me Anglinë, mbylli një erë te Gjermania, atë të trajnerit Joachim Low i cili largohet zyrtarisht nga drejtimi i panzerave pas 15 vjetësh. Në fundin e ndeshjes, trajneri foli në reagimin e parë pas eliminimit ku e pranoi se ka zhgënjim te madh te lojtarët dhe stafi.

“Është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Shpresonim të merrnim shumë më tepër në këtë turne sepse kishte shumë besim. Në ndeshje të tilla duhet domosdoshmërisht të shftytëzosh çdo mundësi shënimi që të jepet, Werner dhe Muller nuk patën sukses. Ndryshe nga ne, Anglia, shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe u pa që ne nuk ishim mjaftueshëm konkretë përpara porte”.

Me Low të larguar, Gjermania do të nisë një epokë të re, siç shpresohet me trajnerin Hansi Flick, ish ndihmësin e Low vite më parë te panzerat dhe ish trajnerin e Bayern Munchen ku arriti të fitonte shumë trofe dhe më e rëndësishmja me lojë bindëse dhe të bukur.