“Euro 2020” / Disha: Do të ketë surpriza, mendoj se do fitojë Gjermania

E ftuar në emisionin “Sport Magazinë’ më Ora News, volejbollistja Elsa Disha ka komentuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë që do luhet ditën e sotme.

Ajo shprehet se është një ndeshje me shumë surpriza, sakaq shton se mendon që do të fitojë Gjermania.

"Është një kampionat që ka pasur shumë surpriza. Mendoj se edhe ndeshja me Gjermaninë dhe Anglisë do të  ketë surpriza. Mendoj që do të fitojë Gjermania. Është ndeshje e fortë. Unë jam tifoze e zjarrtë e Francës por për fat të keq Franca u eliminua."