Meço: Gjermania është një skuadër që e bën edhe kundërshtarin të shkëlqejë

E ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetarja Sonila Meço është shprehur se Gjermania është një skuadër që e bën edhe kundërshtarin të shkëlqejë.

Teksa kanë folur për fitoren e Anglisë, Meço është shprehur se kjo e fundit nuk do të ketë më përballë Gjermaninë.

"Gjermania është një skuadër që e bën edhe kundërshtarin të shkëlqejë. Gjermania është një skuadër që merret kaq shumë seriozisht, sa një skuadër jep shpirtin dhe mobilizimi është i llahtarshëm, dhe ka gjasa që skuadra me të rinj në eksperiencë të jenë më fitimtar se sa skuadrat tjera. Por mos të harrojmë se përballë nuk do të ketë më Gjermaninë. "