Zvicra “rrëmbeu’ fitoren/ Kapllani: Mediat më shumë merren me flokët e Granit Xhakës sesa...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 18:13
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Xhevahir Kapllani, ish-futbollist i kombëtares, ka komentuar ndeshjen mes Francës dhe Zvicrës, ku fituese doli kjo e fundit.
Ishte Granit Xhaka, ai që shënoi golin e 4-të, ndërkohë Kapllani është shprehur se mediat më shumë merren me flokët e Xhakës, se sa me ato të francezëve që ndërrojnë herë pas here look-un.
"Zakonisht mediat merren me flokët e Granitit, që është për herë të parë dhe nuk merren me flokët e ekipit francez që ndryshojnë çdo ditë, çdo javë çdo muaj. Xhaka po të kishte pasaportë gjermane sot do të ishte te Gjermania."

