EURO 2020, datat e çerekfinaleve, oraret dhe stadiumet ku do të luhen
Ndoshta është faza më kulminante e Kampionatit Europian. Tashmë kemi arritur në çerekfinale ku vetem 8 skuadra kanë mbetur në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të madh të Euro 2020.
Edhe pse u eliminuan disa pretendentë, janë ende të tjerë në lojë për të thënë fjalën e tyre dhe vetëm dy ditë pushim do të na ndajnë sërish nga emocionet e mëdha.
Sfidat çerekfinale do të nisin me 2 Korrik dhe do të jenë dy dite më ndeshje intensive ku e para do të jetë ajo mes Zvicrës dhe Spanjës. Në orën 18:00 në Shën Petërsburg do të jetë radha e Shaqirit të tregojë vlerat pasi Xhaka është i skualifikuar dhe nuk do të jetë në fushë.
Në 21:00 të po kësaj date, do të luhet supersfida Itali-Belgjikë. Në "Allianz Arena", do të luhet ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale ku dy skuadra pretendente si te kaltërit dhe "djajtë e kuq" do të bëjnë gjithçka për një vend në gjysmefinale.
Më 3 Korrik jane dhe dy përballjet e tjera çerekfinale ku e para do të jetë ajo mes Çekisë dhe Danimarkës, një çift surprizë, më shumë ekipi çek teksa Danimarka pritej pasi janë prej kohësh ekip i konsoliduar.
Në Baku në orën 18:00 kjo sfidë do të vendosë edhe ekipin gjysmëfinal i coli do të përballet me fituesin e çiftit të fundit të fazës çerekfinale, Ukrainë-Angli.
Në orën 21:00 në "Olimpico" të Romës, Kane me shokë do të kenë përballë surprizën e madhe të Ukrainës, të udhehequr nga Shevchenko, për të vendosur edhe ekipin e fundit që shkon në gjysmefinale.
Do të jenë sfida emocionuese që do të na shoqërojnë në keto ditë të nxehta verore ndërsa spektakli dhe golat nuk do të mungojnë në keto takime të rëndësishme.

