Fitorja e Anglisë/ Nis me përplasje “Euro 2020”, Meço: E trishtuar që... Sulçe: Kur fiton hesht, flet opozita

Pas fitores së Anglisë përballë Gjermanisë, emisioni “Euro 2020” në RTV Ora, ka nisur me përplasje mes Sonila Meços dhe Altin Sulçes.

Gazetarja i është drejtuar duke i thënë se më shumë është e trishtuar se Sulçe kishte të drejtë për parashikimin e Anglisë se sa fitorja e saj. Sulçe i është drejtuar duke i thënë se kur fiton hesht dhe opozita flet.

Sonila Meço: Më trishton më shumë se eleminimi i Gjermanisë, më trishton më shumë që Sulçe ka të drejtë.

Altin Sulçe: E di si më duket vetja, ku fiton zgjedhjet nuk flet , flet opozita.  E dija që do fitonte. Ka 53 vjet që Anglia priste këtë fitore

Sonila Meço: Mund të priste dhe 57. O Sulçe na lërë të mbajmë kokën lartë ne tifozëve gjermanë, se historia ështe me ne.

Altin Sulçe: Na lini sot të festojmë.