Eleminimi i skuadrave të mëdha nga “Euro 2020”/ Koduzi: Në futboll nuk luhet me emra, por...

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Gazmend Koduzi, ka folur për eliminimin nga Evropiani të skuadrave të mëdha si, Franca, Gjermania apo Holanda.

Ai është shprehur se futbolli nuk luhet me emra të mëdhenj dhe sipas tij fiton ai që ‘jep shpirtin’ në fushë.

"Eleminimi i Francës, tregoi se futbolli nuk luhet me emra të mëdhenj, por fiton ai ekip që jep shpirtin në fushë, dhe luajnë të gjithë së bashku. Franca nuk luajti si ekip."