Kotrri: Nuk është ajo Gjermania e frikshme, Anglia favorite në ndeshje

Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Uliks Kotrri teksa ka komentuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë ka thënë se Gjermania nuk është ajo skuadra e fortë që ishte vite më parë.

Edhe pse tifoz me Gjermaninë Kotrri është shprehur se Anglia në këtë ndeshje është favorite.

"Është një ndeshje shumë e fortë, e jo më për një kampionat evropian, ku këto ekipe kanë dhanë fjalën e tyre gjithmonë. Gjermania nuk është ajo Gjermania e frikshme, duke parë edhe rezultatet e deritanishme ku Gjermania ka  ngrin shumë gola, nuk është një Gjermani si ajo e viteve të tjera.

Këto ndeshje prapë janë të forta. Gjermania është prapë Gjermani por gjithsesi, unë jam nga ana e Anglisë sot. Shtypi gjerman ka shumë kritika te trajneri. Unë jam tifozë me Gjermaninë, por Anglia është favorite për mua."