Kuçovë/ Burri hipën lart në platformë metalike të pusit të naftës: Dua punë ose...

Një 58-vjeçar banor i Kuçovës ka hipur në një platformë metalike të një pusi nafte, pasi akuzon Bashkinë se nuk e ka ndihmuar të punësohet.

Protagonist i këtij denoncimi ekstrem të mungesës së mbështetjes është një shtetas i identifikuar si Nikollaq Bushi.

Nga lartësia 58-vjeçari kërcënon se do të vetësakrifikohet nëse nuk merr përgjigje nga Bashkia për shqetësimin e tij për punësim.

Shkak është bërë gjendja ekonomike që kjo familje po vuan.

Para dy vitesh bashkëjetuesja Violeta Sala ka ndërmarrë po të njëjtin veprim.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me 58 vjeçarin që gjendet në platformën metalike prej dy orësh që të heqë dorë nga ky akt.

Kuçovë/ Burri hipën lart në platformë metalike