I vihet zjarri kurorës me pisha në malin e Tomorit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme malit të Tomorit persona të pa indetifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në mal.

Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të medha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit të Tomorit.

Deri me tani nuk ka shkuar asnjë nga forcat zjarrfikëse kjo si pasojë e terrenit të vështirë, zonë shkëmbore, e cila është shpallur Park Kombëtar zonë e mbrojtur.

Kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter. Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet.

Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Poliçan.