A duhet ngritur Xhandarmëria? Ministri Çuçi thotë se nuk ka arsye të fortë, sjell shembull Turqinë
Ministri i Brendshëm Bledi Çubi nuk beson se ngritja e një strukture të veçantë si ajo e xhandarmërisë do të ndihmojë në rritjen e sigurisë dhe të rendit, marrë shkas nga krimet e rënda të ndodhura ditët e fundit.
Një propozim i tillë mbetet në nivelin e propozimit.
“Këto janë diskutime. Nuk ka një projekt konkret pasi ende nuk shihet një arsye të fortë për të futur një strukturë të re ekstra kur edhe vende që e kanë këtë strukturë tashmë po e shkrijnë brenda policisë së shtetit. ju kujtoj rastin e Turqisë me pasjen e dy trupave të xhandarmërisë e policisë dhe e ka shkrirë në polici” u shpreh sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në konferencën për median.
Ndërkohë që u sulmoi gjyqtarët e prokurorët se po lirojnë njerëzit e rrezikshëm të shoqërisë të cilët po kapen me armë.
“Elementë shoqërish të rrezikshëm të dënohen me dënim maksimal nëse kapen pa leje. Tre rastet e fundit vetëm në qershor tre personazhe shumë të njohur të botës së krimit janë kapur në flagrancë me fishekë në fole gati për çitje e prokuroria ka parë të arsyeshme që ata të kenë masa lehtësuese e të kalojnë hetim në Shqipëri. I bëjmë thirrje që ligji të zbatohet“ u shpreh ai.