Kukës, "Audi" aksidenton fëmijën 9-vjeç me biçikletë, policia shoqëron drejtuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 14:36
Një fëmijë 9 vjeç është aksidentuar në Kukës nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Shote Galica - Drini i Bardhë, ku automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.

