"Të vdesësh për 4 metra rërë", Masakra "maja e ajzbergut" në Velipojë, tjetër denoncim nga operatori turistik

Masakra e ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës, (ora 00:30 e 27 qershorit)  në Velipojë ku humbën jetën 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën është maja e ajzbergut që zbuloi një problematikë të madhe përgjegjës e të cilit është shteti.

Aplikimi në  e- Albania dhe ndarja e hapësirave rënore për shfrytëzim të shezlongjeve nga Ministria e Turizmit ka sjellë shumë problematika.

Ora News dje solli rastin e një operatori turistik, dhe sot të një operatori tjetër turistik.

Ai është Kostandin Shabi. Shqiptari me pasaportizim në Amerikë ka vendosur të investojë në bregdetin e Velipojës.  Ka aplikuar tek shteti për të marrë leje shfrytëzimi për dy sipërfaqe rënore.

Për një ka marrë leje shfrytëzimi për   20 . 17 metra por nuk i shfrytëzon dot sepse gati 5 metra janë zënë “ai që I ka vendosur më përpara”. Operatori eshte ankuar tek autoritet por ende nuk ka asnjë zgjidhje ndërsa shezlonget i ka lënë stok në pritje. 

”Nga 15 qershori më ka nisur pagesa për shezlongë, kanë ardhur të tjerë dhe kanë vendosur shezlongë. Kam paguar 20. 17 metra ndërsa kam 15 metra. Kam kërkuar dhe një parcelë tjetër ngjitur me të që është para lokalit. Nuk më ka dalë mua por dikujt tjetër. Pse nuk do doja ta zgjidhja siç i kanë zgjidhur të tjerët (i referohet masakrës së ndodhur më 27 qershor) kam pritur” thotë ai për Ora News.

Si ka operuar vitin e kaluar?

Vitin e kaluar patëm dy vende. Edhe këtë vit kam kërkuar dy vende por më ka dalë leja vetëm për 1.  . I kam bërë kërkesë për të arsyetuar pse. Për sipërfaqen 20 metra e kam paguar për 4 muaj por nuk kam shezlongë.  Shteti mi merr taksat por unë nuk kam shezlongë. Kam kërkuar të më vijnë të zgjidhin por nuk kanë ardhur.  Për 4 metra rërë kam heshtur , shtetit të vijë ti zgjidhë nuk kam asnjë problem.

Sivjet e kam këtë problem, vitin tjetër nuk e kam pasur. Para se të paguaj këtë taksë kam paguar taksën që më ka kërkuar bashkia."

Parcela para hotelit

Ndërkohë zotit Shaba i është refuzuar leja për shfrytëzimin e hapësirës para hotelit. Për këtë sipërfaqe leja e shfrytëzimit i është dhënë dikujt tjetër.

“Po pres shtetin të vijnë të na zgjidhin problemet. As nuk I kam marrë gjë kujt dhe as më merr kush gjë. Kam ardhur me marrëveshje e dua me marrëveshje. Ai që e ka paguar të shkojë në vendin e vet, shteti të verifkojë”

Operatorit turistik thotë se një problematikë e tillë po i dëmton biznesin pasi në shërbimin e tij hotelier ka ofruar edhe shezlongë, ndërkohë që klientët largohen pasi ai nuk mund të ofrojë këtë shërbim.

Ai kërkon ndërhyrjen e shtetit për të ndaluar konflikte të tjera.
 
"“Shteti sa ka forcën të më marrë lekët mua të ndalojë dhe këto. Kam kërkuar zgjidhje tek bashkia e ministria e Turizmit por ende asgjë. Kam telefonata dhe imazhet por asgjë.. Të vdesësh për 4 mera rërë?... Unë nuk i kam vendosur shezlongët sepse po pres shtetin të vijë.. Uroj që fjala jonë të dëgjohet përmes jush sepse shteti ...

Intervista u mor nga gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.