Flet mes lotëve babai i 2 vëllezërve të vrarë në Velipojë: Më është fikur dera e shtëpisë

Flet Pjetër Gocaj, babai i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë pak pas mesnate në Velipojë.

Pjetër Gocaj u shpreh se  i është fikur dera e shtëpisë dhe nuk ia uron një gjë të tillë askujt.

Ai theksoi se i kanë vendosur shezlonget përpara se te behej ndarja nga shteti dhe ishte në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ndahem ne familjet Ferracaku.

Gocaj: Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj qe mos t''i ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di qe për shezlonge. Me kane vrare tek dera e shtëpisë, me kane vrare dy djemtë. Çfarë me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlonget, këtë vit ia kane dhënë atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezlonget  sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshën e rende te kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Me kane vrare djemtë.

Ne i kemi vendosur shezlonget përpara se te behej ndarja nga shteti e shezlongëve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për te investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dyte i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene këtu por nuk kane ardhur për te folur përderisa kane ardhur me arme tek dera e shtëpisë. Uroj mos ti ndodh me askujt.