Ushtria dhe vullnetarë nga Kosova e Shqipëria "çlirojnë" zonën përreth Fierzës nga mbeturinat
Vullnetarë nga të dy anët e kufirit u bënë bashkë në Kukës për të shpëtuar mjedisin përreth liqenit të qytetit verior nga ndotja.
Të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, ndihmuar dhe nga forca të ushtrisë mblodhën qindra thasë plehra që kishin pushtuar liqenin.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se Shqipëria dhe Kosova janë një destinacion ndaj dhe kujdesi për mjedisin duhet të jetë i përbashkët.
"Si një ambjent i përbashkët, si një hapësirë e përbashkët të cilën ne duhet ta ruajmë, ta trajtojmë, për të krijuar ambjente të përbashkëta mjedisi dhe turizmi për të fuqizuar ndërlidhjen mes dy shteteve tona."
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë së Kosovës, tha se bashkëpunimi midis dy shteteve duhet forcuar më tej në fushën e turizmit por edhe në sektorë të tjerë.
"Ne mund të punojmë shumë sëbashku për të kontribuar në axhendën europiane, në axhendën e gjelbër, për të ruajtur planetin tonë."
Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim dhe me atë të Mbrojtjes kanë ndërmarrë aksione për pastrimin e disa zonave që janë atraksione turistike.

