Masakra në Velipojë pas sherrit për sipërfaqet me rërë ku vihen shezllonet, flet drejtori i Policisë Shkoder


Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj dha një prononcim për medien mbi vrasjen e rëndë.

“Rreth orës 00:30 ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale para hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti me armë të çastit për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët, kanë mbetur të vrarë Musaen Zeneli,Kujtim Verracaku (Ferracaku) Edmond Gocaj Xhovani Gocaj 

Dy te plagosur Elmidin Dyli, Hasan Verracaku.

Brahimaj deklaron se në këtë konflikt janë përdorur më shumë se një armë, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen drejtuesit më të lartë të policisë mes tyre dhe Ardi Veliu e Tonin Vocaj

Drejtori i Policisë informoi se së shpejti do të ketë dhe persona të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kriminale.