"Kush e këshillon Kryeministrin?" Hoxha: Duhet të shkundim qeverinë për sigurinë rrugore, nuk zgjidhet me gjoba

"Qytetarët mendojnë se janë ata djelmoshët që ecin shpejt me makinë dhe janë policët ata që duhet ti ndëshkojnë".

Ky përceptim qytetar rreth  shkaqeve të aksidenteve rrugore, të cilat kanë përgjakur rrugët kohët e fundit, për ekspertin e sigurisë rrugore Gëzim Hoxha është i gabuar.

Hoxha: Realisht nuk është kështu, është diçka krejt tjetër. Prej 30 vitesh asnjë nga qeveritë nuk e ka marrë seriozisht njehër sigurinë rrugore, nuk është bërë një plan masash i atillë që ti parandalojë aksidentet dhe jo në momentin final që kam një shofer me shpejtësi ose në momentin final që ne ndëshkojmë një person që ka shkaktuar një aksident.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Hoxha thotë se duhet një sensibilizim masiv për të shkundur qeverinë, e cila sipas tij duhet të kuptojë që është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve.

Nga ana tjetër, strategjinë e gjobave ai e sheh të gabuar pasi në gjykimin e tij nuk e zgjidh problemin.

Hoxha: Pashë tubimin e një grupi rinor dje që me biçikletat e tyre zunë një segment rrugor te Ministria e Infrastrukturës që të sensibilizonin opinionin. Mendoj që këto tubime duhen bërë të mëdha, madhështore, të dalim të gjithë dhe të tundim qeverinë që të kuptojë se është përgjegjëse për sigurinë tonë, për jetën tonë. Nuk mund të vazhdohet më kështu me këto forma impirike si deri tani.

Shto gjoba, merr gjoba, në fund fare rezultati është po i njëjtë. Ka shumë vite që kjo trajektore është e njëllojtë, rreth 270 viktima, pa folur për shumë njerëz të tjerë që humbasin gjymtyrë në aksidente, pa folur për njerëz të tjerë që kanë mjaft probleme serioze, që vuajnë. Kur ndodh një aksident rrugor lëndohen shumë zemra njerëzish dhe futen shumë njerëz në telashe të mëdha. Kërkon një sensibilizim të opinionit.

U shpreh ngushëllimeve  familjarëve katër viktimave që ishin dje, është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk duhet të presim që të vdesin në një moment katër.Nuk duhet ta shohim si vlerë numerike, janë jetë njerëzish. Kemi Shoqatën Kombëtare në  Ndihmë të të Aksidentuarve, ptej 10 vitesh japim kontribut por nuk i dëgjon njeri dhe kjo është fatkeqësi. Nuk e di kush e këshillon Kryeministrin dhe çfarë e këshillon.Kjo kërkon krijimin e një Autoriteti të Mbikqyrjes së sigurisë rrugore.

A jemi para një emergjence?

Për Hoxhën po ndaj dhe propozon një plan emergjent për kalimin e sezonit veror dhe më pas një reformë të thellë në sigurinë rrugore, njëjtë si në sistemin e drejtësisë.

Hoxha: Këtu ka dy gjëra. Një projekt perspektive në afatgjatë dhe duhet një i emergjencës që duhet të ishte mbledhur qeveria mendoj unë. Nuk duhet të presim që të na vdesin dhe ca njerëz të tjerë, të bëhemi problem dhe të bëjmë xhiron e botës dhe pastaj të fillojmë të marrim masa. Nuk e quaj normale. Shoh keq mënyrën e të menduarit, sikur policia zgjidh gjithçka, sikur gjithçka zgjidhet përmes gjobave. Kjo nuk është normale sepse duhet të angazhohen të gjitha dikasteret.

Plani i emrgjencës duhet për të kaluar këtë periudhë plazhi por të kërkohet një periudhë tjetër pastaj që të fillojë edukimi parashkollor, në sensibilizimin e opinioneve në spitale, në shkolla, autoshkolla. Ka një mori gjërash që duhen rindërtuar. Kërkon një ristrukturim, siç po bëhet reforma në drejtësi duhet bërë reforma në sigurinë rrugore.

Ne kemi tipin e viteve '60 dhe mentalitetin e viteve '60, ndodh aksidenti dhe shkarkon shefin e qarkullimit rrugor. Shqipëria nuk e ka këtë komoditet që të ketë 600 mijë policë të na japë secilit nga ne një në makinë. Duhet të ndërgjergjësohemi dhe secili të bëjë punën e tij. Duhet të kuptojmë çfarë është e drejta, çfarë janë detyrimet. Kur i zë rrugën një njeriu, kur parkon keq, duhet të kuptosh që është një gjë shumë e rëndë, u mohon të drejtat qytetarëve të tjerë që janë pas teje. Duhet para si shkelje e të drejtave të njeriut.

Në vendet e zhvilluara për këto rastet gjobat janë marramendëse 150-200 mijëm lekë të vjetra. Këtu e ndalon makinën për karshillëk dhe shkon pi kafe, e shikon që vjen dhe polici dhe nuk lëviz nga vendi. Polici i vë 10 mijë lekë të vjetra gjobë, për këto nuk pyet fare. Në Amerikë një njeri që tejkalon normat e shpejtësisë prangoset dhe futet në burg, mbahet 72 orë dhe pas del në gjyq ku vendoset gjoba ndaj tij. Mund të gjobitet 500-100 dollarë. Ka dhe një kartelë ku shkruhet kriminel, ky ka rekorde kriminale.

Në ligj thuhet se personat që kanë rekorde kriminale nuk mund të hyjnë në punë në administratën shtetërore, nuk mund të vazhdojnë fakultetin Juridik, të privon në shumë drejtime. Ose nëse i ke këto i humbet. Unë si drejtues automjeti i thërras mendjes mirë çfarë më pret. Kështu si e kemi ne si rasti i aksidentit pas Kryeministrisë, djali kishte 40 gjoba.

Njerëz që përsërin gjoba, ca nuk i paguajnë fare se është nipi i këtij, kushëri i këtij, kunati i këtij. Duhet të burgosen tre ditë për të kuptuar vlerën, edhe burgu ka vlerat e tij, të edukon, është institucion edukimi nuk është institucion që të pret kokën. E kupton që paska masa shtrënguese, ti nuk je kushdo.

Përzgjedhja selektive

Për Hoxhën edhe gjobat selektive dhe "rrëmbimi" siç e quan ai  i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave të Kundravajtjeve nga policia janë një tjetër problem ku duhet ndërhyrë.

Hoxha: Përzgjedhjen e bën policia. Kemi dhe një defekt tjetër shumë serioz, vetë këto komisionet e shqyrtimit të kundravajtjeve, policia e ka marrë me dhunë këtë kompetencë., Nuk është e shkruar në asnjë lloj ligji, në asnjë lloj akti tjetër nënligjor. Ne kemi marrë kodin rrugor italian, në Itali polici të merr lejen e drejtimit kur je me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ta çon në komision por komisionin nuk e ka policia, por prefektura ku ka një grup njerëzish specialistë.

Ata i bëjnë vlerësimet dhe japin masën që duhet ndaj personit. Te ne qarkun e mbyll policia, po të zuri policia të ka zënë gjarpri. Të kap një polic dhe të çon para tre policëve të tjerë, ankohesh për ata tre policë shkon para gjashtë policëve të tjerë. Është konflikt i hapur interesi. Policia e ka marrë me dhunë dhe e mban prej vitesh këtë lloj kompetencë, e kemi ngritur kaq herë por të gjithë bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Realisht nuk duhet ta ketë policia.Duhet korrigjuar se s'bën.