Ora News siguron videon/ Momenti kur sekuestrohen 17 kg heroinë në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 22:04
Ora News, ka siguruar videon nga Porti i Durrësit, ku mbrëmjen e sotme u sekuestruan17 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.
Siç shihet në videon e mëposhtme, kamioni i cili ishte bosh, kontrollohet nga Task Forca, në Portin e Durrësit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se policia ka bërë kontroll të detajuar pasi ka vënë re se në trupin e kamionit kishte modifikime.
Mbrëmjen e sotme policia ka sekuestruar 17 kilogramë heroinë në portin e Durrësit. Droga e cila ishte e ndarë në 24 pako, është kapur në kamionin, i cili drejtohej nga shtetasi me origjinë nga Vlora, që tashmë është arrestuar.
Kamioni dyshohet se është future nga Hani i Hotit dhe destinacion kishte Malin e Zi.

