Ndodh në Qafë Thanë, polici "luftë" me shoferin e kamionit për ta zbritur në tokë, "varet" në derën e mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 20:21
Një incident është regjistruar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës. Deputeti i zgjedhur demokrat për Dibrën, Xhela Mziu, ka publikuar një video ku shihet një dy "luftim" mes një efektivi të policisë me shoferin e një kamioni.
Nga ajo që kuptohet, polici i ka kërkuar shoferit të zbrezë nga makina. Por ky i fundit nuk i bindet urdhrit dhe i zë kokën me derë policit.
Nga ana tjetër ky nuk dorëzohet por hap derën dhe ngjitet në vendin e shoferit ku vazhdon përplasjen me duar me shoferin duke tentuar ta ulë në tokë.
Durrës, një person gjendet i mbytur në breg të detit
26 Qershor, 20:17
Më tej shihet që te kamioni afrohet dhe një koleg tjetër i policit.
"Sjellje kriminale e policisë në qafë thanë!…" shkruan Mziu.

