Aksidenti tragjik me 4 viktima në Vlorë/ Luzi: Mbetet për të parë ekspertizën të kuptojmë arsyen pse ndodhi

Arben Luzi, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në aksin Fier- Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familjes.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Luzi është shprehur se shkak kryesor ishte shpejtësia e lartë, ndërkohë ka shtuar se edhe autostrada është me probleme.

"Ngjarja e djeshme nuk ka koment sepse është tragjedi familjare. Si pjesa dërmuese e të gjithë aksidenteve që kanë ndodhur edhe ky aksident bazë kishte në ato që duken në pamje filmike duket se aty përsëri fajtor është shpejtësia.

Dinamika e lëvizjes duke marrë parasysh rrethanat gjeometrike të rrugë, mënyrën e lëvizjes,dëmtimet e mjeteve pas aksidentit, tregon se dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në karragjatën e lëvizjes së rrugës autostradë Levan- Vlorë, megjithatë ka disa të meta se në këtë rrugë nuk ka mbrojtëse. Rruga ka një lloj pasigurie. Mjetet kanë qenë duke lëvizur në drejtimin Levan- Vlorë. Mjeti “Toyta”  ku ishte familja Gushi, lëvizje në korsinë e ngadalësimit."

Ai shprehet se mjetet po lëviznin në aksin  Levan- Vlorë, sakaq thotë se mbetet për të parë ekspertizën për të kuptuar dhe shkakun e aksidentin që u mori jetën dy bashkëshortëve dhe vajzave të tyre të mitura.

Më tej shton se mjeti ‘Toyota’, ku ndodheshin dhe viktimat nuk ka qenë me shpejtësi të lartë.

"Këtu te ne ka një automjet se korsia e krahut të majtë zgjidhet pambarimisht nga mjete e duhet të ndihmë preh tyre që të lëvizësh. Këto dy mjete kanë qenë të vendosur paralel me njëra-tjetrën. Në një moment drejtuesi i automjetit “Audi” është postuar në krahun e djathtë.  

Sepse goditja e mjetit ‘Toyota’ është nga mbrapa. Ndërsa mjeti audi e ka goditur me ekstremin e djathtë të tij. Më pas janë zhvendosur të dyja mjetet në krahun e djathtë. Nëse ‘Toyota’ do t’i priste rrugën mjetit ‘Audi’ për t’u futur në krahun e majtë , postimi do të ishte majtas. Përse është postuar djathtas ajo do të dalë në ekspertizë, sepse mund të ketë qenë duke folur në telefon, ttë gjitha këto mbeten për t’u parë

Mjeti ‘Toyota’ nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, ‘Audi ‘ nuk ka qenë tej normave të lejuara."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.