"Njoh njerëz budallenj që ngasin makina", Hoxha kërkon testin e idiotit: Këtu vrasin njerëz, jemi të vonuar

Situata e rënduar me aksidentet rrugore përgjatë këtij viti ka kthyer edhe njëherë në vëmendjen e opinionit situatën me sigurinë rrugore.

Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore, thotë për Rtv Ora se vendi jonë është shumë i vonuar me testin e idiotit.

Hoxha: Një tjetër problem tjetër këtu është se ne nuk dimë si janë mendërisht qytetarët që kanë marrë lejen e drejtimit. A janë në kushte normale nga mendtë e kokës? Bëjnë veshët dhe sytë, sheh mirë nga sytë, dëgjon mirë nga veshët. Unë njoh njerëz që janë budallenj dhe ngasin makina. Po ti takosh gjëkundi mund të zihesh me ta, mund të bësh konflikt kur të duash. Bota ka testin e idiotit. Është një test i domosdoshëm që duhet bërë që para sesa kursanti të shkojë si kandidat për tu bërë drejtues automjeti. Për ta parë mendërisht është në rregull ky.

E njoh këtë pajisje, është një pajisje që vendos para ekranit qytetarin dhe i bën disa ushtrime. Është program kompjuterik. Nëse bën veprime të gabuara kompjuteri e ngel, nëse dy herë bën testin e idiotit dhe nuk kalon nuk mund të marrë më patentë. Këta vrasin njerëz, jemi shumë të vonuar. Gjermania dhe Italia kanë 20 vjet që e kanë këtë lloj testi, është çmenduri.Problemi është se nuk ulet njeri të shkruajë me laps.

Hoxha thotë se duhet një sensibilizim masiv për të shkundur qeverinë, e cila sipas tij duhet të kuptojë që është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve.