Makina përplas kmbësorin në Kukës, 67 vjeçari niset me urgjencë në spital, në pranga drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 18:52
Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku një mjet tip “Benz” ka aksidentuar një kalimtar në aksin Kukës- Uzinë.
Si pasojë, ka mbetur i lënduar 67-vjeçari me iniciale B. P., i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërkohë në pranga ka rënë 38-vjeçari S. Gj.
“I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.”- njofton policia.
Një ide që mos na vrasin më në rrugë apo lagje!
26 Qershor, 17:14
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

