Ky është Xhovani Gocaj, një 4 të vrarët në Velipojë, përplasja Verracaku-Gocaj për disa shezlonge
Ky është Xhovani Gocaj një nga 4 personat që mbeti i vdekur pak pas mesnate mëngjesin e sotme gjatë një përplasje me armë në Velipojë.
Bashkë me të mbetën të vdekur edhe Kujtim verracaku, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, Hasan Verracaku dhe Elmilind Dyli, kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë zjarri mes pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.
Shkak për sherrin u bë vendosja e disa shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.
Kujtim Verracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' mësohet se është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'.
Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët dhe konflikti duket se është rindezur sërish gjatë orëve të natës.
Mëngjesin e sotme Velipoja është blinduar nga forcat e policisë qysh në orët e para të ditës, ku është ngritur një grup posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, si dhe grupi hetimor me specialistët e drejtorisë së Policisë Shkodër.
Po ashtu, në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA për të kapur autorët e krimit të rëndë.
FNSH dhe RENEA-t po krehin zonën duke kërkuar të përfshirët e tjerë në konflikt dhe po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve për të krijuar një panoramë më të qartë të ngjarjes.




