Durrës, një person gjendet i mbytur në breg të detit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 20:17
Një tjetër viktimë në det për këtë sezon turistik.
Rreth orës 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.



