Fier/ Gjendet një person i pajetë në tokat bujqësore pranë burgut

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë te rruga e burgut në Fier.

Policia bën me dije se viktima është gjetur në tokat bujqësore pranë burgut dhe paraprakisht dyshohet se shtetasi N. Gështë vetëhelmua

"Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune."- njofton policia. 

Ora News, ka siguruar dhe videon nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.