Fshatrat e Vlorës e Kavaja "thahet" për ujë
Prej gati 2 javësh në çezmat e banorëve të tre fshatrave të Vlorës nuk ka ujë të pijshëm.
"Aktualisht tani ka 11 ditë pa furnizuar fare fshati pa ujë," thotë banori.
"Fillon që në mars dhe deri në shtator këtu është problemi i ujit," thotë një banor tjetër.
Për të pirë kanë mundësi ta blejnë, por të pamundur e kanë të furnizohen me ujë për nevoja të tjera.
"Për të pirë e blemë, por për të larë nuk e blemë dot," thotë banorja.
"Të vish në shtëpinë time të shikosh po gjete pikën e ujit...vdiqëm, u thamë," thotë banorja.
Keq menaxhimi është arsyeja përse këta banorë çdo verë hasen më këtë problem.
"Tubacioni që është nga Novosela është kthyer në kanal vaditës," thotë banori.
Kërkesat kanë qenë të shumta, por askush nuk i ka dëgjuar.
"Na thanë që do bëhet një zgjidhje përfundimtare, deri tani asgjë nuk është bërë," thotë banori.
Për ujë po thahet edhe Kavaja.
Banorët atje thonë se temperaturat e larta dhe mungesa e ujit u rrezikojnë tu thahen të mbjellat.
"Kam mbjellë 10 dynym misër, kemi shpenzuar afër 1 milionë lekë. Ku t'i marr unë ato, ujë s'ka," thotë banori.
"Kam mbjellë misër, kam shpenzuar leshtë e kokës edhe nuk vadis," thotë banori.
"E kam mbjellë dy herë, pse mos vijë uji? Kush është shkaktari?" thotë një banor tjetër.
Me shpresën se do të gjente kushte të favorshme, ky banor ka lënë Italinë për të investuar në Kavajë, por situata e vështirë po e detyron ta braktis përsëri Shqipërinë.
"Kam 1 vit që kam ardhur për të investuar. Kam mbjellë 2 hektarë misër, këtu s'ka asnjë pikë ujë, as kanal vaditës. U bëra të ik përsëri," thotë banori.
Për kanalin ujitës askush nuk kujdeset, ndaj fshati Blerimaj në periferi të Kavajës prej 4 vitesh nuk ujë.
"Që në gusht fillon edhe s'vjen asnjë pikë ujë," thotë banori
Si nga Vlora, ashtu edhe nga Kavaja, banorët thonë se do të përshakllëzojnë protestat nëse nuk merr zgjidhje problemi i tyre.
