Tiranë/ Makina e përplasi në bulevardin “Bajram Curri”, i moshuari vdes në spital

Ndërroi jetë në spitalin e Traumës 82 vjeçari i cili u përplas nga një mjet në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Aksidenti  u shënua në orën 19:00 të 25 qershorit.

I moshuari Qani Kamberaj u dërgua në spital ku dhe humbi jetën sot.  Ndërsa makina që bëri aksidentin drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç i cili u arrestua.