Njësia operacionale e Tiranës zbarkon në Fier - Vlorë një ditë pas aksidentit tragjik, dend me gjoba

Një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 pjesëtarëve të familjes Gushi, njësia opeciaronale e Tiranës zbarkon në autostradën Levan-Vlore.

Kontrollet kanë nisur reth orës 08:00 të mëngjesit. Deri në orën 10: 30 mësohet se janë vendosur 30 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Limiti i shpejtësisë në autostradën Levan – Vlorë është 110 km orë.

Viktima të aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç dhe Silvana Gushi, 33 vjeç dhe dy vajzat e mitura Anastasia 14 vjeçe dhe Eva 9 vjeç.