Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari në Durrës, do ekstradohet në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 09:00
Një shtetas kosovar është ndaluar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Sipas policisë, Blendi Cërmjani, 42 vjeç banues në Gjakovë, Kosovë është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
