Ulen lehtë temperaturat afrikane, ja ku do të shënohen vlerat maksimale dhe minimale
Kushtet e qëndrueshme atmosferike sjellin mbizotërim të kthjellimeve në zonën bregdetare dhe të ulët. Ndërsa kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore gjate mesditës dhe pasdites, por nuk do te krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante në mëngjes, por vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
Temperatura maksimale ditën e sotme do të jetë 37 gradë në qytetet e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Temperatura minimale do të jetë 30 gradë në qytetin e Pukës, sipas MeteoAlb.
Rajoni dhe Evropa
Europa Lindore dhe brigjet perëndimore të kontinentit Europian do të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje paraqiten brigjet e Deti të Zi. Ndërsa Europa Jugore, pjesa më e madhe e qendrës së kontinentit dhe Europa Verore do te jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
