Rama: Bypass-in e Vlorës synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së shtunës me pamje nga punimet në Bypass-in e Vlorës.

Rama shprehet se synimi është që ky Bypass të bëhet i kalueshëm në  mesin e korrikut.

"Mirëmëngjes, dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur," shkruan Rama në Facebook.