U kapën duke kultivuar kanabis, 4 të arrestuar në Kurbin, mes tyre një grua

Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës për kultivim kanabisi në Fushë Milot, Kurbin.

Si pasojë u arrestuan në flagrancë shtetasit Idriz Huseni, Hasan KAsmi, Hazbi Kasmi dhe shtetasja Merita Kasmi të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.

Sipas njoftimit të bluve, arrestimi i tyre u bë  pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".