"Diku një çantë, më tej një lodër e thyer", gjithçka që ka mbetur në vendin e aksidentit të frikshëm

Po çfarë ka mbetur nga aksidenti i djeshëm një ditë më parë?

Ende në vendngjarje janë gjurmët e frenimit të frikshëm të makinave i cili ka lënë shenjat e tij në autostradë.

Në disa pjesë të autostradës ende gjen sende të familjes që u shua, diku një çantë, një palë pantallona, një lodër e thyer.

Tek vendi ku u rrëzua "Audi A8" çdo gjë duket e rrafshuar, madje edhe bari, ndërsa shtylla e dëmtuar është zëvendësuar.

Nga aksidenti tragjik i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Levan humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, bashkëshortët dhe 2 vajzat e mitura dhe mbetën të plagosur 3 të rinjtë që udhëtonin me Audin.

Ditën e sotme, 26 qershor familja Gushi u përcoll për në banesën e fundit.