Delvinë/ Kalasa pa qendër shëndetësore, banorët trajtohen në shtëpitë e tyre, ose të infermieres
Kjo godinë ishte spitali i fshatit Kalasë në Delvinë, deri në vitin 90'. Prej 31 vitesh banorët nuk kanë një qendër për të marrë shërbime mjekësor.
"Qendrën shëndetësore ne e kemi, por është e parregulluar. Ajo do të rregullohet pak dhe është shumë e mirë," thotë banori.
"Që në kohën e demokracisë, që në vitet '91. Ka pasur ambulancë, ka pasur dhe spital," thotë banori.
Në fshatin me rreth 100 familje ka vetëm një infermiere e cila e jep shërbimin ose në shtëpitë e pacientëve, ose në shtëpinë e saj.
"Keq e kemi, i shkojmë ë shtëpi një infermiereje që kemi," thotë banorja.
"Kemi një grua që na shërben, shkojmë atje. Kur kemi ndonjë hall vjen ajo," thotë banori.
Mungesa e qendrës shëndetësore është shqetësimi i tyre i madh, por thonë se pavarësisht kërkesave zëri i tyre nuk është dëgjuar.
"Tani ka ardhur koha që t'i lutemi, sepse shteti e di. E kanë ditur këtu e 30 vjet," thotë banori.
"Kam bërë një kërkesë qëkur kam ardhur si kryetar i fshatit dhe aktualisht nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Shpresojmë dhe presim që të na vijë një përgjigje nga bashkia dhe një investim për të rregulluan qendrën shëndetësore," thotë kryetari i fshatit.
Zbulohet "fabrika" e kriptovalutave
26 Qershor, 12:49
Në raste urgjencash banorët e Kalasës duhet t'i drejtohen Delvinës ose Sarandës, rreth 24 km larg. Zgjidhje kjo aspak e lehtë, sidomos për të moshuarit.
"Duhet të shkojmë në Sarandë," thotë banori.
Megjithëse ligji e parashikon që bashkitë janë ato institucione përgjegjëse për ndërtimin apo mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore.
Por ajo e Delvinës duke se nuk e ka përmbushur këtë detyrim ndaj banorëve të saj.

