I shpallur në kërkim, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 09:55
Një 44 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.
Shtetasi G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Poll
"Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D," informon policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.