“Mbi 18 vjeç”, 20 - 30 qershor vaksinim masiv në mbarë vendin për dy ditë, ja si të aplikoni
Datat 29 dhe 30 qershor, (E marta dhe e mërkura) do të jenë dy ditët e para të vaksinimit masiv për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Nga Vlora, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të ketë edhe ditë të tjera të hapura për tu vaksinuar, por për këtë fillimisht qytetarët duhet ti drejtohen portalit E Albania për të aplikuar e më pas të shkojnë në qendrën përkatëse të vaksinimit.
Gjatë inspektimit të këtij procesi në Qytetin e Vlorës e pranishme ishte edhe dr Silva Bino.
Ajo tha se deri tani është bërë një mbulim i konsiderueshëm me dozën e parë për personat mbi 70 vjeç, të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga koronavirusi.
Prej fillimit të vaskinimit janë kryer 930 126 doza të vaskinave anticovid, nga të cilët 389 436 i kanë bërë të dyja injeksionet anticovid
Shqipëria do të përdorë fondin rezervë të shtetit për të siguruar doza të tjera të vaksinave anticovid.
Akti normativ është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për t'i hapur rrugën votimit në seancë.
